Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk e jep dot sepse është peng i sistemit që ka ngritur

Bardhi: Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk e jep dot sepse është peng i sistemit që ka ngritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare deklaroi se kryeministri Rama nuk mund të flasë para qytetarëve për krimet e tij, prandaj nuk është i pranishëm në sallë. Sipas Bardhit, Edi Rama e ka menduar realisht dorëheqjen, por nuk mund ta japë atë, pasi tashmë është peng i sistemit që vetë ka ngritur. “Sado manipulator që është, Rama e di se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij. Unë mendoj se Rama e ka menduar realisht dorëheqjen, por nuk mund ta japë, pasi është peng i sistemit. Edin nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke dhënë toka për beton. Janë borxhe që i...