Gentian Selmani, portieri i ri i Ballkanit

Gentian Selmani, portieri i ri i Ballkanit

Pasi u nda me falenderime dje me klubin e Teutës, portieri Gentian Selmani ndërsa ka veshur edhe bluzën kuqezi, sot është prezantuar në Suharekë si lojtari më i ri i Ballkanit. Njoftimi i klubit: Gentian Selmani, portieri i ri i Ballkanit FC Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili sjell në skuadër përvojë të rëndësishme nga kampionati shqiptar, ai turk dhe Kombëtarja e Shqipërisë. I lindur më 9 mars 1998 në Krujë, Selmani është formuar si portier në futbollin shqiptar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë turke dhe në Kupën e Turqisë. Në sezonin e fundit, Selmani ishte pjesë e KF...