Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat
Bardhi: Pa mbyllur kapitullin e Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat Kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë si pengesën kryesore në procesin e integrimit europian të vendit. Sipas Bardhit, përmbyllja e negociatave me Bashkimin Europian për Grupkapitullin e Themeloreve është shoqëruar me 34 kushte nga ana e BE-së, të cilat sipas tij lidhen me probleme të theksuara në fushën e shtetit të së drejtës, korrupsionit dhe zgjedhjeve. Ai pretendon se Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime për vendime të Kuvendit dhe për mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me imunitetin parlamentar dhe institucionet e drejtësisë, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut. Postimi i plotë Ka vetëm një gjë që...
Burimi:
sot.com.al