Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij dhe u shërben vetëm ligjeve korruptive
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian gjatë takimit të përbashkët BE-Shqipëri, ku ka ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe rolin e tij në procesin e integrimit evropian. Bardhi deklaroi se Parlamenti shqiptar është larguar nga funksioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbikëqyrjeje, duke u kthyer, sipas tij, në një noter të vendimeve të qeverisë. Fjala e plotë e mbajtur në takimin e përbashkët BE-Shqipëri: Të nderuar kolegë, Si shumica prej jush në këtë sallë, edhe unë besoj se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo përcakton cilësinë e vetë demokracisë. Fatkeqësisht, në Shqipëri ky raport është përkeqësuar në mënyrë...
Burimi:
vizionplus.tv