Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit nga Kuvendi të pamjeve të kamerave të brendshme të sigurisë, ku shihet punonjësja e administratës duke u rrëzuar nga shkallët teksa ndiqte deputetin Agron Shehaj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi publikimin e këtyre pamjeve si një shkelje të rëndë të së drejtës kushtetuese për privatësi dhe një veprim që cenon dinjitetin e punonjëses së Kuvendit. Sipas tij, përplasjet politike nuk duhet të përdorin punonjësit e administratës parlamentare, ndërsa publikimi i videos përbën një akt denigrues ndaj saj. “Përveç shkeljeve të rënda të të drejtës kushtetuese për privatësi, publikimi nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit,”...
Burimi:
ntv.al