“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS: Protestë e denjë, por ka slogane të importuara
Deputeti socialist Pirro Vengu ishte i ftuar këtë të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. Vengu, e cilësoi protestën kundër investimit në Zvërnec si një reagim qytetar të denjë dhe një shenjë normaliteti demokratik për Shqipërinë, por ka theksuar se jo të gjitha mesazhet që përcillen gjatë saj janë të pranueshme. Deputeti shtoi se banorët e zonës së Zvërnecit janë të interesuar për zhvillimin ekonomik të territorit ku jetojnë, pavarësisht problematikave që kanë hasur ndër vite me çështjet e pronësisë. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për disa prej sloganeve dhe mesazheve që, sipas tij, janë shfaqur gjatë protestës. Pjesë nga biseda: Pirro Vengu: Është një protestë e denjë. Jo çdo mesazh që përcillet brenda protestës është edhe ai i denjë. Shumë lajm i...
Burimi:
vizionplus.tv