Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

Bamir Topi flet për emërimin e Ols Dados prokuror: Gara administrohej nga Ina Rama, për dekretin mua më vinte një…

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një intervistë në News24, ka komentuar sërish sot dekretin e emërimit të Ols Dados prokuror në vitin 2008. Topi ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me çështjen, duke konfirmuar faktin se gara për emërimet bëhej nga Kryeprokurori i kohës, Ina Rama. “Historia është kjo: Çdo periudhë kohore ka ligjet e veta. Pra, bëhet fjalë për vitin 2008, në atë kohë institucioni i Prokurorisë që administronte garën për prokurorët e rinj, e administronte brenda institucionit të vet, e administronte nëpërmjet funksionimit të Këshillit të Prokurorisë, ku sipas ligjit dhe rregullave kishte një vend edhe për përfaqësuesin ligjor të institucionit të Presidentit. E gjithë gara në atë kohë administrohej nga institucioni. Në përfundim të garës vinte një komunikim kushtetues formal...