Balla: Shqipëria në prag të fazës përmbyllëse të negociatave me BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të drejtësisë, anëtarë të Shoqatës Europiane të Studentëve të Drejtësisë (ELSA) në kuadër të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e tij, Balla njëherësh dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, vlerësoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit europian, në prag të zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila pritet të vulosë hyrjen në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Duke folur mbi dimensionin shoqëror dhe njerëzor të integrimit europian, Balla theksoi se shqiptarët janë integruar prej kohësh në Europë përmes kontributit të mijëra bashkëatdhetarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, duke e bërë integrimin...
Burimi:
javanews.al