Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të anëtarësimit në BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla ka bërë të ditur se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Duke folur në mbledhjen e 21-të të KPSA-së, që po zhvillohet në Strasburg, Balla e cilësoi këtë një moment historik për rrugëtimin europian të vendit. Ai theksoi se progresi i arritur gjatë muajve të fundit përbën një njohje të transformimeve të realizuara në fusha kyçe të integrimit. Balla: Europa nuk është thjesht një destinacion për Shqipërinë. Europa për ne është standardi me të cilin masim transformimin e vendit tonë, ditë pas dite, reformë pas reforme, institucion pas institucioni. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet...
Burimi:
vizionplus.tv