Balla ironizon opozitën: Edhe referendum edhe zgjedhje, në fund del prapë Saliu!
Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, Taulant Balla u ndal edhe tek zhvillimet në opozitë. Balla ironizoi debatet për proceset e brendshme, duke thënë se fillimisht u fol për zgjedhje dhe më pas për referendum lidhur me drejtimin politik. Sipas tij, rezultati në kampin opozitar është i paracaktuar dhe figura e Sali Berishës mbetet e padiskutueshme pavarësisht procesit formal të votimit. “E keni parë atë krahun e bufit? Në fillim thanë do bëjmë zgjedhje, thanë do bëjmë zgjedhje, dakord, u regjistruan, u regjistru Salianji, u regjistru Meremja, na e hoqën Meremen. Nuk na e lanë Meremen të kandidoi, edhe tani nga zgjedhjet thonë do bëjmë referendum. E duam Saliun, nuk e duam Saliun. Votoni si të doni demokratë, 100% do...
Burimi:
javanews.al