Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur eurodeputetit grek Fredi Beleri pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me Zvërnecin dhe atë që ai e quajti “grekët e Epirit të Veriut”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Zvërneci është pjesë e Shqipërisë dhe hodhi poshtë përdorimin e termit “Epir i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar. “O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian”, shkroi Balla.Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për respektimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e pronës...