Balla bllokon rrugën me policë për tu paraqitur në SPAK si dëshmitar

Balla bllokon rrugën me policë për tu paraqitur në SPAK si dëshmitar

Balla bllokon rrugën me policë për tu paraqitur në SPAK si dëshmitar Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, ku sot u paraqit edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Talant Balla, i cili është thirrur si dëshmitar në këtë proces, pasi është edhe kallëzuesi. Por ndryshe nga herët e tjera, sot rruga që të çon në SPAK dhe ambjenti përpara godinës ishte ‘pushtuar’ nga efektivë të policisë, gjë e cila është denoncuar në rrjetet sociale nga drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, i cili e ka paditur Ballën për kallëzim të rremë. Kaq frikë ka tualeti sa bllokoi gjithë rrugën edhe për taksitë. Me 3 gardistë me vete aq shumë e duan’, shkruan Malltezi në Facebook.