Avokati i Popullit ngre alarmin për kushtet në burgje dhe paraburgimet në Shqipëri, Shabani: Askush nuk duhet…
Avokati i Popullit Endri Shabani ngriti të premten shqetësimin për varfërinë, mungesën e mbështetjes për familjet shqiptare dhe situatën në burgje, duke deklaruar se ndihma ekonomike nuk garanton më një jetë me dinjitet, ndërsa rreth 60% e personave në burgjet shqiptare ndodhen në paraburgim pa një vendim të formës së prerë. Gjatë një aktiviteti në Pogradec për Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ai tha se shumë të moshuar jetojnë të vetmuar dhe pa kujdes institucional, ndërsa në burgje janë konstatuar probleme serioze me trajtimin mjekësor dhe kushtet e mbajtjes. Shabani deklaroi se vetëm në katër muajt e fundit kanë humbur jetën pesë persona në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. I pyetur për pretendimet e ngritura në...
Burimi:
sot.com.al