Avokati Cakrani: Do kërkojmë që Rama të thirret dëshmitar edhe në gjyqin e Ilir Metës
Avokati Kujtim Cakrani, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se do të bëjë të pamundurën që kryeministri Edi Rama të dëshmojë në procesin ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. “Zoti Rama na del pesë herë te çështja e zotit Meta, por prokurorët nuk arritën dot ta pyesnin zotin Rama. Në një nga episodet e akuzës së zotit Meta është sepse është votuar ligji i minierave. Ndërkohë që ligji është propozuar nga PS-ja, është bërë e gjithë procedura nga deputetët e Partisë Socialiste, është shtruar në Parlament nga zoti Hoti, ish-deputet i Shkodrës i Partisë Socialiste dhe është mbrojtur përpara deputetëve të vitit 2015 me një entuziazëm dhe një fjalim brilant, siç i bën Rama, dhe në fund fare SPAK nuk arrin...
Burimi:
javanews.al