Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, të lirohet menjëherë për të vijuar mandatin

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë mbajtur këtë të enjte, 30 korrik, një konferencë për shtyp. Fjalën e mbajti avokati Benjamin Brandon. Ai e cilësoi të pajustifikuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut, duke u shprehur se çështja ka pësuar vonesa të pajustifikueshme dhe se paraburgimi nuk është proporcional. Brandon kërkoi lirimin e Veliajt, me argumentin se duhet të vijojë ushtrimin e mandatit. “Kemi një vonesë të përgjithshme prej 16 muajsh dhe të pashpjegueshme. Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë, Shqipëria duhet ta trajtojë lirimin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një çështje që ka edhe interes publik. Përveç se ndalimi i tij ndikon tek ai vetë, familja e tij, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tij, ka...