Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç…

Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, është dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.53-vjeçari Sokol Toma është goditur me sende të forta dhe, për shkak të plagëve të marra, është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.Burime nga spitali bëjnë me dije se agresorët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike, duke i thyer këmbët dhe prerë një pjesë të veshit. Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet i shtruar në repartin e ortopedisë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut. Sipas të dhënave paraprake, autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë të maskuar, e kanë...