Aulon Kalaja pasi doli nga spitali: Më goditën 4 policë, do bëj dy kallëzime
Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë protestës së opozitës, ku përfundoi në spitalin e Traumës. Në një intervistë për Top Channel, ai tha se është goditur nga katër efektivë të policisë dhe se do të bëjë dy kallëzime në Prokurori. “Unë vij nga aktivizimi dhe kam marrë pjesë në shumë protesta, por kjo është hera e parë në jetën time që dhunohem. M’u duk shumë e çuditshme, jo profesionale. Unë humba ndjenjat kur tentova të nxirrja një protestues nga radhët e policisë. Në ato momente jam goditur dy herë me shkelma nga dy policë të ndryshëm… më vonë më janë hedhur nga tre drejtime sprej dhe piper, nuk e di çfarë lëndësh ishin, kam kërkuar analiza toksikologjike,” deklaroi Kalaja. Ai shtoi...
Burimi:
javanews.al