“Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK”/ A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Provat…
Deputeti Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Brahos, i cili po raporton në Komisionin Parlamentar “Nisma Qytetare”, një pyetje lidhur me mundësinë e nisjes së hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama apo thirrjen e tij si person në dijeni për çështjen “Albanian Files” dhe çështje të tjera. “Shqipëria është në vendin e 91 për korrupsionin. Mosthirrja e kryeministrit, qoftë edhe si person në dijeni, për inceneratorët, Albanian Files, krimin e organizuar, a vë në pikëpyetje paanshmërinë tuaj? A është nisur një hetim ndaj Ramës në lidhje me Albanian Files, meqë zotëria në fjalë e trumbeton si arritje të madhe? A keni hetuar se kush janë personat që kanë porositur këto kulla dhe lidhjen e tyre me kryeministrin e Shqipërisë? Si janë bërë pagesat...
Burimi:
sot.com.al