“Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë”, ministrja Sala prezanton Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027-2030
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, lançoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, një dokument strategjik që synon forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe fuqizimin e të drejtave të çdo fëmije në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në aktivitetin e organizuar për promovimin e kësaj agjende, theksoi rëndësinë e një qasjeje të re dhe gjithëpërfshirëse ndaj fëmijërisë, duke vendosur në qendër sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet me frikë. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i përjashtuar. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas. Prandaj sot lançojmë Agjendën Kombëtare për Fëmijët 2027–2030 jo thjesht si një dokument, por...
Burimi:
top-channel.tv