“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi dhe se qeveria po ndërhyn për të adresuar nevojat e biznesit, veçanërisht për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjatë prezantimit të programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama solli shembuj të bizneseve që, sipas tij, kanë potencial për rritje, por përballen me vështirësi në sigurimin e financimit. “Është krijuar një kompani interesante, për shembull, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit”, u shpreh Rama. Kryeministri tha se nevojë për mbështetje financiare kanë...