“Askush nuk është imun nga hetimi”, kreu i SPAK kërkon ndryshime ligjore: Me korrupsionin e vogël të merren të tjerët

“Askush nuk është imun nga hetimi”, kreu i SPAK kërkon ndryshime ligjore: Me korrupsionin e vogël të merren të tjerët

Këtë vit, për herë të parë, SPAK-u nuk do të raportojë në seancë plenare, për shkak të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Për këtë arsye, deputetët e të gjitha forcave politike u mblodhën në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, për t’i drejtuar pyetje drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Ai është përballur në komision me pyetje nga deputetët demokratë, të cilët kanë ngritur pretendime për standarde të dyfishta ndaj politikanëve të opozitës në raport me ata të mazhorancës. Gjithashtu, demokratët e pyetën drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme edhe për kryeministrin Edi Rama, nëse do të thirret apo jo për t’u marrë në pyetje. Por drejtuesi i SPAK-ut, Braho, hodhi poshtë pretendimet për standarde të dyfishta, duke theksuar se për Prokurorinë e Posaçme sot në Shqipëri...