“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot, 25 qershor, një mesazh të gjatë të një emigranti shqiptar që jeton dhe punon në Itali, i cili e ka falënderuar për punën e bërë ndër vite dhe i ka kërkuar të mos mendojë dorëheqjen. “Mos e çoni as ndërmend (në Itali themi “Nemmeno Per Scherzo”) të jepni dorëheqjen! Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë. Po, po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të ardhur të jetojmë dhe të punojmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani kur duket se është shumë afër...