As kecat nuk e votojnë atë/ Deputetja për largimin e Koçekut: Të tregohej burrneshë dhe të linte mandatin
Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka adresuar deklarata të forta ndaj ish-koleges së saj, Marjana Koçeku, pas largimit të kësaj të fundit nga grupi parlamentar socialist.Çakërri deklaroi se Koçeku nuk tregoi guximin politik për të dorëzuar mandatin e deputetes që, sipas saj, e ka fituar falë Partisë Socialiste.“Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS”, u shpreh deputetja socialiste.Në një deklaratë, Çakërri solli edhe një varg të njohur të Dritëro Agollit për të ilustruar, sipas saj, sjelljen e ish-deputetes.“Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: ‘E mbajta në krah tërë...
Burimi:
ntv.al