“As Greqia nuk i ka dhënë kaq shumë mbrojtje Vjosës”, Rama në ditëlindjen e PS: Ky vend sështë për shitje, Shqipëria është një amanet i shenjtë në zemrën time
Kryeministri Edi Rama ishte i pari që mori fjalën në festën kombëtare të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, që po mbahet përpara stadiumit kombëtar. Rama numëroi arritjet dhe ligjet e miratuara për mbrojtjen e natyrës dhe jo vetëm. “Ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit, në anën e këtij grupi njerëzish, që në mes të asaj turme i ka çuar pasioni i sinqertë për zogjtë, ideja e një Shqipërie ideale të paprekur dhe të paprekshme. Ndryshimi mes meje dhe atyre protestuesve nuk është siç duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për brishtësinë e mjedisit përballë vendimeve të njerëzve me pushtet. Që kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithçka kundër pisllëkut. Kujtoj që kur mora drejtimin...
Burimi:
top-channel.tv