“Arsimi profesional sot është një zgjedhje reale për të rinjtë”, Rama: 63% e atyre që mbarojnë studimet punësohen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku janë diskutuar rezultatet e reformës në këtë sektor dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi ecurinë e deritanishme të arsimit profesional në vend, duke theksuar ndryshimet e ndodhura ndër vite dhe rritjen e interesit të të rinjve për këtë drejtim. Ai gjithashtu u ndal te situata aktuale e sistemit, si dhe objektivat e qeverisë për të rritur më tej pjesëmarrjen e nxënësve në arsimin profesional në vitet e ardhshme. Rama: Është një ditë e rëndësishme për të folur se çfarë kemi bërë por mbi të gjitha se çfarë duam...
Burimi:
vizionplus.tv