Arsimi Profesional, Ibrahimaj: Shqipëria po transformon ekonominë përmes aftësive dhe inovacionit

Arsimi Profesional, Ibrahimaj: Shqipëria po transformon ekonominë përmes aftësive dhe inovacionit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në këtë fushë si dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e këtij momenti për ekonominë shqiptare. “Kjo konferencë vjen në një moment shumë vendimtar për ekonominë shqiptare, sepse jo vetëm që po investojmë në aftësinë e të rinjve në arsimin profesional, por sepse ekonomia po ndryshon dhe ekonomia botërore po ndryshon. Me këto rrethana ne po ndryshojmë edhe mënyrat se si po përgatisim njerëzit dhe duhet të ndryshojë seti i aftësive të kërkuara për të përmbushur nevojat e një tregu...