Arrestim i policëve në Sarandë, Lamallari: Zero tolerancë, pastrojmë radhët e uniformave blu
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me operacionin në Sarandë, ku u prangosën shefi i Komisariatit të Sarandës, tre specialistë të tjerë, si dhe është pezulluar Shefi i Seksionit të Krimeve. Në një postim në Facebook, Lamallari e ka cilësuar operacionin si një provë të qartë vullneti për pastrimin e radhëve të uniformave blu. “Në Policinë e Shtetit nuk ka dhe nuk do të ketë vend për askënd që bëhet palë me shkelësit e ligjit, që abuzon me detyrën apo bashkëpunon me elementë kriminalë. E përshëndes me respekt operacionin në Sarandë, ku Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe vetë Policia e Shtetit, bashkëvepruan për të arrestuar drejtues e punonjës policie të bërë njësh me shkelësit e ligjit. Kjo provë vullneti për të pastruar radhët...
Burimi:
javanews.al