Arben Malaj sulmon ashpër Ramën: Krushqia me krimin shkatërroi ekonominë dhe politikën
Ish-ministri i Financave Arben Malaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ky i fundit ka kriminalizuar politikën dhe ekonominë, ndërsa vlerësoi protestat qytetare si një reagim të domosdoshëm ndaj situatës në vend. Teksa ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec, Malaj tha se qeveria nuk ka qenë transparente për investimet dhe se reagimi qytetar ka rrëzuar perceptimin se shqiptarët nuk reagojnë përballë pushtetit. “Janë protestat që ne si shqiptarë duhet t’u jemi mirënjohës. Ishte krijuar ideja se nuk përballemi dot me neodiktaturat dhe se populli shqiptar nuk reagon, nuk proteston, por pranon të jetë i nënshtruar. Gjëja më fisnike e kësaj proteste është se e hodhi poshtë këtë mit që ishte ndërtuar për shqiptarët në raport me të drejtat...
Burimi:
ntv.al