“Aplikoni për të zgjeruar biznesin”, Koçiu: Qeveria mbulon deri në 70% të kolateralit
Qeveria vijon promovimin e nismës “Dyfisho biznesin tënd”, ku zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga një kompani private ftoi bizneset të aplikojnë. “Janë deri në 2 milionë euro për bizneset që duan të aplikojnë dhe qeveria mbulon 70% të kolateralit, ndërkohë që norma e interesit është 2-3%, një normë shumë e favorshme. Janë në total 250 milionë euro në dispozicion dhe, bazuar në kërkesat, mund ta çojmë këtë fond deri në 1 miliard euro”, tha Koçiu. Përveç rritjes së kapaciteteve të bizneseve, pritshmëria është që kjo skemë të ndihmojë kompanitë shqiptare në rritjen e standardeve për t’u bërë pjesë e tregut europian. “Sfida tjetër e jona është afrimi me standardet europiane dhe të qenurit pjesë e tregut europian. Bizneset tona duhet të jenë në linjë dhe të...
Burimi:
vizionplus.tv