Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Ilir Beqajn
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Vendimi u mor këtë të enjte, 23 korrik, nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila konfirmoi vendimin nr. 362, datë 25 maj 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Në ankimin e tij, Beqaj kishte kërkuar që masa e sigurisë “arrest në burg” të zëvendësohej me “arrest në shtëpi”. Gjithashtu, ai kishte propozuar si alternativë edhe vendosjen e masës së “garancisë pasurore”, duke ofruar shumën prej 2 milionë lekësh ose një shumë tjetër...
Burimi:
ntv.al