Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies
Analisti Arben Meçe deklaroi se përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara që ndikojnë drejtpërdrejt në opinionin publik dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Në një koment mbi situatën e fundit me protestat, ai tha se ato po humbasin karakterin e tyre fillestar, duke u zëvendësuar nga “mbeturina grupimesh politike”, ndërsa sipas tij, vetëm ditët e para kanë reflektuar një reagim real qytetar me kërkesa konkrete. Sipas tij, përdoruesit e rrjeteve sociale janë gjithnjë e më shpesh të ekspozuar ndaj një bombardimi informacioni që lidhet me struktura të organizuara të ndikimit digjital. “Përmes luftës kibernetike prodhohen realitete të manipuluara. Situata sot në Shqipëri po shkon drejt rënies së protestës, treguesit janë që mund të vijojnë mbeturinat e grupimeve politike. I ka humbur parametrat e një...
Burimi:
javanews.al