Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Mungesa e rivalëve përballë Sali Berishës në garën për lidershipin e Partisë Demokratike dhe skualifikimi i dy kandidatëve për shkak të “kritereve etike” ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “3D”, drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH. I ftuar në panel, analisti Sami Neza ofroi një këndvështrim analitik mbi natyrën e kësaj gare, duke theksuar se drejtimi i forcës më të madhe opozitare kërkon një standard që shkon përtej rregulloreve të shkruara. Dimensioni etik përtej statutit Sipas Nezës, kandidimi për postin e kryetarit të PD-së nuk mund të trajtohet si një procedurë e thjeshtë administrative. Ai argumentoi se etika politike është një element thelbësor që nuk mund të anashkalohet. “Konkurrimi në këtë këndvështrim ka dhe një koncept etik. Duhet konsideruar dimensioni etik. Nuk është si të konkurrosh...