Amendamenti i BE për zonat e mbrojtura/ Tabaku: Rama disinformuesi më i madh i opinionit publik
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reagaur pas miratimit në Parlamentin Europian të amendamentit mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, ku kërkohet vendosja e një moratoriumi për lejet dhe ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura. Përmes një postimi në facebook, Tabaku akuzoi Edi Ramën për dezinformim të opinionit publik teksa tha se amendamenti i miratuar në Parlamentin Europian mbështet shqetësimet e ngritura prej kohësh për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të miratuara gjatë vitit 2024. Sipas saj, këto ndryshime krijuan mundësi për përfitime të interesave të ngushta në territore me vlera të larta natyrore dhe mjedisore, ndërsa theksoi se disa prej përfituesve të këtyre skemave janë aktualisht nën hetim nga SPAK. “Disinformuesi më i madh opinionit publik në Shqipëri...
Burimi:
sot.com.al