Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, përmes një letre të hapur dërguar ‘The Guardian’, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët po paguajnë një çmim të lartë nga paragjykimet në Britani. Sipas Uran Ferizit, shqiptarët po demonizohen padrejtësisht nga mediat dhe politikanët britanikë, veçanërisht nga ata të krahut të djathtë. Ferizi ka vënë në dukje se në Britani ka një ‘obsesion’ për etiketimin e shqiptarëve si problem emigracioni, duke theksuar se ky diskurs ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në shkolla, vende pune dhe jetën e përditshme. Ferizi akuzon mediat atje për keq-raportim të statistikave dhe politikanët për përdorimin e shqiptarëve si ‘kurban’ në debatin për emigracionin, duke e krahasuar këtë fenomen me stigmatizimin historik të grupeve të tjera të emigrantëve në Britani....
Burimi:
javanews.al