Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Gjatë aktiviteteve të Javës së Europës në Tiranë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke u ndalur te raporti IBAR. Gonzato bëri të ditur se Komisioni Europian ka dorëzuar tashmë vlerësimin e tij, i cili ka rezultuar pozitiv sa i takon përmbushjes së piketave të përkohshme nga ana e Shqipërisë. Sipas diplomatit, ky dokument i rëndësishëm i hap rrugën diskutimeve në grupet e punës me përfaqësuesit e shteteve anëtare, të cilët do të shqyrtojnë kalimin në fazën tjetër të negociatave. Ai theksoi se “Kapitulli i Themeloreve” mbetet prioritar, duke qenë i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet në këtë proces kompleks. Ambasadori sqaroi se vendimmarrja kërkon tashmë konsensusin e të...