Ambasadorët e vendeve të BE-së miratojnë dokumentin për Shqipërinë, konfirmohet data e Konferencës Ndërqeveritare
Ambasadorët e 27 vendeve të BE sapo kanë miratuar draftin e përkohshëm të EUCP-së dhe është konfirmuar një Konferencë Ndërqeveritare më 26 maj, në orën 19:00. Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel. Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupkapitullin e parë ‘Bazat’, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike. BE pranon se Shqipëria ka konsoliduar institucionet demokratike dhe ka kuadër ligjor për zgjedhje demokratike, por kërkon përmirësime në legjislacionin zgjedhor dhe transparencën parlamentare. Raporti thekson se Shqipëria duhet të përmirësojë ndjeshëm lirinë e medias, transparencën e pronësisë së mediave dhe mbrojtjen e...
Burimi:
top-channel.tv