Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fan, në Mirditë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Fan, shtetasi nga Kosova me iniciale L. D., 38 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke...
Burimi:
gijotina.com