Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Një reagim zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka detyruar BBC-në të korrigjojë titullin e një artikulli që stigmatizonte një komunitet të tërë për veprimet e disa individëve. Artikulli i BBC-së, i publikuar më 24 korrik, mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), një formulim që ia atribuonte veprat penale të tre personave, të gjithë shqiptarëve si komunitet. Pas ndërhyrjes së Ambasadës shqiptare në Londër, BBC e ndryshoi titullin në “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”). Reagimi i Ambasadës Raportimet e Medias Britanike Mbi Shqiptaret: BBC, 24 korrikSë pari, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë shqiptarët që kanë ngritur...