‘Alo o shoku kryetar’, ironizon Korreshi: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë!

‘Alo o shoku kryetar’, ironizon Korreshi: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë!

Plot ironi ka qenë fjalimi i deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, i cili është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Korreshi tha se nuk ishin opozitarët punonjës të Peleshit, ndërsa shtoi se qeveria gënjen për faktin se fondet e IPARD-it janë hapur. DEBATI Korreshi: E mira është që të marrësh dhe pak vesh këtej nga salla, se për ty po flasim. O shoku kryetar, alo…alooo. Shoku kryetar… Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët. Këtu nuk është seanca e Koncertit Folklorik. Korreshi: Kur flasim drejtohemi me ju-ty, juve-ju për këtë rregullore se e votuam me pompozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike, ta bëni më të hollë se na gërric. Na bëni në mëngjes, orë pilafi, sot ditë ligjesh, kur ka...