Alizoti: Shqipëria nuk mund të bëjë marrëveshje me Serbinë pa Prishtinën!
Alizoti: Shqipëria nuk mund të bëjë marrëveshje me Serbinë pa Prishtinën! Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe qëndrimi ndaj Kosovës mbeten një çështje themelore kombëtare që nuk mund të trajtohet pa konsensus dhe pa përfshirjen e Prishtinës zyrtare. Alizoti u shpreh se historia e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Serbisë mbart plagë të rënda dhe konflikte të thella, duke theksuar se Kosova nuk mund të anashkalohet në asnjë diskutim apo marrëveshje rajonale që përfshin Beogradin. Në fjalën e tij, Alizoti solli si shembull edhe debate të mëparshme europiane mbi modele të bashkëpunimit me vende të treta, duke theksuar se këto qasje nuk duhet të interpretohen jashtë kontekstit...
Burimi:
sot.com.al