Alimehmeti: Maska ndërkombëtare e Ramës ka rënë, edhe socialistët po i largohen
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, deklaroi se protesta qytetare ka arritur të ekspozojë në arenën ndërkombëtare atë që, sipas tij, shqiptarët e kanë njohur prej vitesh si realitetin e qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Alimehmetit, ajo që e ka mbajtur në pushtet kryeministrin për më shumë se një dekadë ka qenë imazhi që ka ndërtuar jashtë vendit, ndërsa realiteti brenda Shqipërisë ka qenë krejt tjetër. Ai theksoi se shenjat e izolimit politik të kryeministrit po bëhen gjithnjë e më të dukshme, duke përmendur qëndrimet kritike të eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të së majtës europiane. Sipas tij, përçarja nuk është vetëm jashtë vendit, por edhe brenda Partisë Socialiste. Alimehmeti u ndal edhe te mbledhjet e fundit të socialistëve, duke i cilësuar si tregues të...
Burimi:
ntv.al