Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë
Demokrati Ilir Alimehmeti në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa komentoi zhvillimet brenda PD-së, sa i takon debatit për garën për kryetar të kësaj force politike. Alimehmeti e përsëriti dhe një herë qëndrimin e tij publik se nuk kishte ambicie për të kandiduar përballë Berishës, për kryetar të PD, ndërsa shtoi se synonte të kandidtonte për kryetar bashkie. Ai pohoi se nëse do të kishte një kandidat tjetër, gara do të kishte qenë më interesante. “Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për...
Burimi:
javanews.al