Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

“Fundi i Berishës do të jetë fundi i Partisë Demokratike.” Kështu u shpreh ish-deputeti Enkelejd Alibeaj në një intervistë në NewsCast Albania me gazetarin Arbër Hitaj, ku komentoi zhvillimet brenda kampit opozitar, lëvizjen e Ervin Salianjit dhe raportin mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe drejtësisë. Sipas Alibeajt, Partia Demokratike është shndërruar tashmë në një parti private të Berishës dhe pa të rrezikon të shkërmoqet. “Ajo parti është shndërruar në një parti private, në një parti të vetë Sali Berishës i cili do ta marrë në fundin e vet politik edhe atë parti. Pa të kjo parti do të shkërmoqet”, tha Alibeaj. Duke komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit, Alibeaj tha se mbështetja që ai po merr nga demokratët nuk lidhet aq shumë me figurën e tij,...