“‘Albanian Files’, minierë provash”/ Juristi: Aty janë projektet e porositura, që kanë kushtuar me qindra miliona euro

“‘Albanian Files’, minierë provash”/ Juristi: Aty janë projektet e porositura, që kanë kushtuar me qindra miliona euro

Juristi Franc Nuri, i ftuar në nje studio televizive, deklaroi se publikimi i ‘Albanian Files’ ngre indicie serioze për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama, qeverisë shqiptare dhe çdo zyrtari që, sipas tij, mund të ketë miratuar ligje të hartuara me porosi për interesa të caktuara. Duke bërë një krahasim me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Nuri tha se edhe në rastin e ‘Albanian Files’ ekzistojnë elementë që, sipas tij, duhet të çojnë në nisjen e hetimeve. Sipas tij, në rastin e dosjes ‘Albanian Files’ ka vend për hetime ndaj drejtuesve të qeverisë dhe deputetëve që mund të kenë votuar ligje të hartuara për projekte të caktuara. Nuri u ndal edhe te përmbajtja e ‘Albanian Files’, duke thënë se dokumentet tregojnë se projekte arkitekturore...