Alarmi i INSTAT: Politikat e qeverisë boshatisin rrethet, Kukësi dhe Gjirokastra në kolaps punësimi
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e lehtë në nivel kombëtar, por me diferenca të forta mes qarqeve. Sipas të dhënave të INSTAT, numri total i të punësuarve në 2025, pësoi tkurrje vjetore prej 4,886 të personash ose 0.4%. Rënia më e thellë u regjistrua në Kukës, ku punësimi ra me 18.2% në raport me një vit më parë. Numri i të punësuarve në këtë qark zbriti në 28,323 persona në 2025, nga 34,621 në vitin 2024, me 6,298 vende pune më pak. Kukësi vijon të jetë ndër qarqet më të ekspozuara ndaj tkurrjes demografike, emigracionit dhe varfërisë, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun e punës. Sipas të dhënave 68 e të punësuarve në këtë qark punojnë në bujqësi, më të...
Burimi:
syri.net