“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat
“Shqiptarët protestojnë kundër planit të Kushnerit për resortin luksoz në Ishullin e Sazanit” – Ky është titulli që rrjeti prestigjioz i lajmeve “Al Jazeera” ka bërë për atë që po ndodh ditët e fundit në Shqipëri. “Qindra njerëz janë tubuar në Shqipëri kundër planeve të një firme investimi të lidhur me Jared Kushnerin për të zhvilluar ishullin e Sazanit të Shqipërisë dhe pjesë të një parku kombëtar të mbrojtur në një resort luksoz bregdetar” – thuhet në shkrim. Sipas “Al Jazeera” zemërimi u nxit nga komentet e gruas së Kushnerit, Ivanka Trump, e cila e përshkroi Sazanin si një “ishull privat” që ata “zbuluan”. E vërteta në fakt, është se protestat nisën për Zvërnecin dhe tani po mbahen kundër Ramës dhe Berishës. Jo kundër Kushnerit...
Burimi:
javanews.al