Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Për kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, SPAK është në provë sa i takon çështjes së deputetes Belinda Balluku. “Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash”, tha Bardhi. Bardhi pretendon se SPAK po vepron me dy standarde, duke ngritur dyshime për ndikim politik përmes disa pyetjeve. “Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor? A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri...
Burimi:
opinion.al