Akuzat e forta të Kryeziut: Kurti organizon protestat në Tiranë, është kryekëput njeri i Serbisë dhe i paguar nga Irani!
Qëndrim Kryeziu ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për politika që, sipas tij, dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e Kosovës. Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, Kryeziu deklaroi se qeveria po bllokon qëllimisht sektorin privat dhe po favorizon produktet serbe. Ai ngriti gjithashtu akuza të rënda ndaj Kurtit për lidhje me Serbinë dhe Iranin, si edhe për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë. Kryeziu tha se këto veprime, sipas tij, kanë izoluar Kosovën ekonomikisht dhe po dëmtojnë interesat e vendit. Deklaratat e tij nuk u shoqëruan me prova për të mbështetur këto pretendime. “Qeveria Kurti nuk është hera e parë që po u bën bllokada të bizneseve të vendit tonë. Qeveria Kurti u ka shpallur luftë...
Burimi:
javanews.al