Akuza për dështimin e e-Albania, Gjonaj: Miliona euro dëm dhe qytetarët në kaos, teknologjia u shit si sukses
Akuza për dështimin e e-Albania, Gjonaj: Miliona euro dëm dhe qytetarët në kaos, teknologjia u shit si sukses Platforma qeveritare e-Albania, e promovuar si një sukses i dixhitalizimit në Shqipëri, është vënë në qendër të akuzave të rënda pas bllokimit total të shërbimeve të saj. Qytetarët shqiptarë janë gjendur të pamundur për të marrë dokumentet dhe shërbimet më elementare, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi efektivitetin e miliona eurove të investuara nga taksat publike. Problemi shkon përtej një defekti të thjeshtë teknik. Shteti dixhital, i cili në reklamë duket modern dhe funksional, “dështon” pikërisht atëherë kur qytetarët kanë nevojë për të. Për shkak të mosfunksionimit të portalit, qytetarët nuk mund të marrin dot as një çertifikatë të thjeshtë, një shërbim bazik që vetë shteti i...
Burimi:
sot.com.al