Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe Lamallari: Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar mbi aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, i cili shënoi viktima dhe të plagosur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar ngjarjen si një moment ekstremisht të rëndë dhe ka ndarë dhimbjen me të prekurit nga kjo tragjedi. “Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu. Ndërkaq, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari shkruan se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në...